Kohët e fundit, kam fillu me vërejtë diçka: askush s’pret më.
Me prit në radhë, duket që po ik koha.
Mendojmë që gjë duhet me u kry sot, përndryshe, duket sikur diçka po nuk po shkon sipas planit.
Por a ka me të vërtetë kuptim një jetë ku çdo gjë ndodh menjëherë?
Nëse çdo gjë që e duam na vjen pa pritje, a dimë me e çmu?
Ndoshta prandaj edhe jemi ba kaq të lodhun shpirtërisht sepse kemi harru me u ndal, me marrë frymë, me prit.
Durimi nuk është vetëm “pritje”.
Është mënyrë e heshtur me i thanë jetës: e di që nuk jam unë në kontroll të gjithçkaje, e prapë jam mirë me këtë.
Ndoshta durimi s’ka humb.
Ndoshta vetëm jemi shkëput prej tij, prej asaj qetësie që e ndien kur nuk ngutësh.
E mbase duhet veç pak heshtje me e gjet prapë.