Ndoshta s’i vëmë re. Ndoshta kalojmë pranë tyre çdo ditë pa e ditë se çfarë beteje po zhvillojnë brenda vetes.
Por heronjtë e vërtetë nuk mbajnë mantela, as nuk kërkojnë duartrokitje. Ata janë njerëzit që përballen me vështirësi çdo ditë dhe prapë e gjejnë forcën me buzëqeshë.
Është prindi që zgjohet herët për t’i siguruar fëmijëve çdo gjë, edhe kur vetë është i lodhur.
Është mësuesja që mundohet me durim t’u japë fëmijëve dije dhe shpresë, edhe kur ndonjëherë ndjen se sistemi nuk e vlerëson.
Është punëtori që nuk mungon asnjë ditë, që punon me nder për ta ushqyer familjen, pa u ankuar.
Është dikush që kujdeset për një të sëmurë, një të moshuar, apo thjesht për dikë që s’ka askënd tjetër.
Këta janë heronjtë që nuk kanë zë, por kanë zemër.
Ata që nuk kanë tituj, por kanë vlera.
Ata që nuk shfaqen në lajme, por e mbajnë këtë botë gjallë me durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tyre.
Në një kohë kur zhurma mbizotëron, le t’i vlerësojmë ata që veprojnë në heshtje.
Sepse pikërisht ata janë arsyeja pse ende ka mirësi në këtë botë.