Tu e pi kafen mu kujtu kjo pyetje.
Këtu në Prishtinë ka kafiteri sa t’dush. Secila me stilin e vet, ambientin me të mirë se shoqja, e sidomos me shijen e vet të kafes. E vetmja gjë që i bën të njejta është një playlist që të përcjell ku t’shkon.
E për kafe, disa e duan më të fortë, disa më të butë, e disa s’e pinë hiç.
E megjithatë, secila kafiteri ka punë, çdo ditë plot.
Pse? Sepse njerëzit kanë shije të ndryshme.
Mu personalisht më pëlqen kafeja Pavin.
Por e di që për dikë tjetër ajo kafe mund të mos ketë shije të veçantë.
E kjo është krejt në rregull.
E njëjta gjë ndodh edhe me veturat.
Dikujt i pëlqen Golfi i vjetër sepse ka kujtime me të, dikush tjetër ëndërron Mercedes-in e ri.
Njëri e sheh makinën si pasion, tjetri si nevojë.
Në fund, asnjëri s’është më i drejtë se tjetri. Të dy kanë shije të ndryshme.
Në fakt, ndoshta kjo është ajo që e bën jetën interesante.
Nëse të gjithëve do të na pëlqente e njëjta kafe, i njëjti stil, e njëjta veturë, bota do të ishte shumë e mërzitshme.
Larmia është ajo që e mban gjallë kureshtjen, bisedat, krijimtarinë.
Prandaj, herën tjetër kur dikujt i pëlqen diçka që ty s’të pëlqen, mos e gjyko e as mos u mundo me bind.
Mendo që ndoshta pikërisht ajo shije ndryshe është arsyeja pse bota është më e bukur.
“Në shumëllojshmëri ka harmoni.”
– Aristoteli
Shume e vertete!